Arsim

Publikimi i tezës në rrjetet sociale, Ministria e Arsimit: Doli nga një maturant në Kukës, përjashtohet

Nga Gazeta Si- Ministria e Arsimit ka reaguar pasi teza e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë qarkulloi në rrjete sociale pas 20 minutash pas nisjes së provimit, siç ka ndodhur prej vitesh tashmë. MAS thotë se publikimi i tezës nuk cënon procesin, deklaratë që është dhënë sa herë që ka dalë teza.

Në deklaratën e tyre, MAS thotë se teza doli nga një qendër provimi në Qarkun e Kukësit teksa maturanti që e ka publikuar është përjashtuar menjëherë nga provimi.

Po ashtu theksohet se do të merren masa edhe ndaj të gjithë zinxhirit të administruesve të procesit në qendrën e provimit, për thyerje të rregullave.

“Ministria e Arsimit dënon çdo akt që synon të dëmtojë besueshmërinë e procesit të Maturës Shtetërore dhe rithekson se çdo shkelje e rregullave do të trajtohet me seriozitet dhe në përputhje me legjislacionin dhe rregulloren në fuqi”, shkruhet në reagimin e MAS.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë