Mbi 26.600 maturantë do të zhvillojnë provimin e dytë të Maturës Shtetërore, atë të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë.
Sipas njoftimit të publikuar më herët nga Ministria, ndalohen rreptësisht telefonat celularë dhe orët smart gjatë zhvillimit të testimit.
Procesi do të vijojë, më 16 qershor me Matematikën dhe do të përmbyllet më 23 qershor me provimin me zgjedhje.
Në të gjithë vendin janë 144 qendra provimi në shkolla.
Mbarëvajtja e procesit do të mbështetet nga 2087 mësues administratorë dhe 170 monitorues të Ministrisë së Arsimit, ndërsa 650 vlerësues do të angazhohen në korrigjimin e testeve të Maturës Shtetërore.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje