Ka ndodhur

Goditet grupi i rrezikshëm kriminal në Vlorë, 6 të arrestuar për armë, plagosje e drogë

Gazeta Si – Një grup kriminal me rrezikshmëri të lartë shoqërore është goditur mbrëmjen e të hënës në një operacion në Vlorë, të dyshohet si të përfshirë në veprimtari kriminale në fushën e krimeve kundër personit dhe në trafikun e lëndëve narkotike.

Sipas policisë, në pranga kanë rënë 6 persona, mes tyre kreu i grupit, si dhe autori i plagosjes së 27-vjeçarit Kevi Lazaj, ngjarje e ndodhur dy ditë më parë.

Operacioni u zhvillua gjatë natës në Vranisht, ku njëri nga të dyshuarit u shpall në kërkim ndërkombëtar.

Gjatë operacionit, i zhvilluar në një lokal në fshatin Vranisht, u sekuestruan 4 armë zjarri pistoleta të markave “Glock”, “Sig Sauer” dhe “Canik”, municion luftarak, 7 celularë, 1.850 euro dhe 3 automjete, mes tyre edhe një automjet i blinduar.

Nga hetimet ka rezultuar se një nga automjetet e sekuestruara, tip “BMW X5”, është përdorur nga një prej të arrestuarve për t’u larguar nga vendi i ngjarjes pas plagosjes së 7 qershorit 2026 në Vlorë.

Personat e arrestuar

-Florian Shala alias Florian Alliaj;

-Neritan Dalipaj alias Neritan Qejvanaj;

-Aleksandër Dula alias Aleksandër Thomai alias Ilir Dula;

-Miço Beqaraj;

-Turi Aligjoni (autori i plagosjes së ndodhur 2 ditë më parë)

-Dritan Çelaj.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë