Nga Gazeta ‘Si’- Përfundoi protesta e katërt qytetare në Tiranë e cila zgjati prej gati katër orësh, kundër ndërtimit të resortit luksoz në Zvërnec.
Qytetarët fillimisht u nisën drejt Kryeministrisë, ashtu si në ditët që lamë pas, por u hasën me kordonin e forcave policore i cili ishte vendosur në të dy krahët e Lanës.

Sot u luajt ndeshja miqësore mes Shqipërisë dhe Izraelit, dhe për këtë arsye protestuesit nuk u lejuan fillimisht në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Pikërisht prej këtij kufizimi, nisën përplasjet mes qytetarëve dhe forcave të policisë.
“O sa turp me qenë polic”, “Hapeni rrugën” – ishin disa nga thirrjet e protestuesve.
Policia hodhi ujë me presion për të shpërndarë turmën por qytetarët ia dolën të kalojnë gardhin dhe të marshojnë drejt kryeministrisë.
Edhe sot thirrjet në kor ishin “Narta është e jona”, “Mos ma prekni Nartën” si dhe kundër qeverisë Rama, të cilit i kërkohet dorëheqja. Gjithashtu iu bë thirrje përfaqësueve politikë që të mos bëhen pjesë e protestës.
Një pjesë e madhe e tyre mbanin në duar flamingo kartoni si banderola, ndërsa emri i propozuar i protestës është: “Revolucioni i Flamingove”.
Teksa protestuesit lëshonin thirrje kundër kryeministrit Edi Rama dhe kërkonin ndalimin e projektit, në zonë nisën reshjet e shiut.
Megjithatë, pjesëmarrësit nuk u shpërndanë dhe vazhduan protestën, duke përsëritur thirrjet e tyre dhe duke kërkuar më shumë transparencë mbi procedurat e ndjekura deri tani.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje