Ka ndodhur

Lezhë/ Të rinjtë nga Kosova i mori dallga, mbyten 2 prej tyre te ‘Rana e Hedhun’! 3 të tjerë në spital

Nga Gazeta ‘Si’- Një ngjarje tragjike është regjistruar këtë të mërkurë rreth orës 16:30 në zonën turistike të Ranës së Hedhun në Shëngjin.

Dy të rinj nga Kosova kanë humbur jetën si pasojë e mbytjes në det, ndërsa tre të tjerë ndodhen në spital.

Raportohet se ata ishin një grup shoqëror që kishin ardhur me autobus nga Kosova dhe kishin ndaluar te Rana e Hedhun.

Pesë turistët pavarësisht detit të trazuar kanë hyrë në det për t’u larë. Dy prej tyre i mori rryma dhe ndërruan jetë tragjikisht, teksa tre të tjerët arritën të mbijetonin pas mjekimit të marrë në spital.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë