Ka ndodhur

Grabitja e bankës në Tiranë / Arrestohet roja, u largua gjatë orarit të shërbimit

Gazeta Si – Roja i bankës së nivelit të dytë që u grabit një ditë më parë në Tiranë, u arrestua nga policia, pasi akuzohet se nuk ka vepruar në momentin e ngjarjes për të neutralizuar autorin.

Në pranga ka rënë F.Ç., 60 vjeç, punonjës i një shoqërie private të sigurisë fizike, i ngarkuar për ruajtjen e bankës.

Nga veprimet hetimore të deritanishme, dyshohet se 60-vjeçari është larguar përkohësisht gjatë orarit të shërbimit dhe nuk ka marrë masat e nevojshme për sigurimin e ambienteve të brendshme të bankës.

Sipas burimeve paraprake, paratë iu morën një qytetareje, e cila kishte shkuar për t’i depozituar në bankë. Dyshohet se shuma e parave të grabitura ka qenë 10 mijë paund britanikë.

Ende nuk ka asnjë gjurmë të autorit, i cili u largua me motor, ndërsa dyshohet se grabitjen e kreu duke mbajtur në dorë një pistoletë lodër. 


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë