Gazeta Si – Një bankë e nivelit të dytë është grabitur mesditën e kësaj të marte, 2 qershor, pranë kryqëzimit te zona e “Komunës së Parisit” në Tiranë në rrugën “Gjin Bue Shpata”.
Sipas policisë, një person i maskuar është futur në bankë dhe i ka marrë një shumë parash një qytetari, që po i depozitonte në arkë.
Sipas burimeve, mësohet se autori i ka marrë klientit të bankës një shumë parash (10 deri 15 mijë paund) që ai po depozitonte.
Grabitësi, i veshur me të zeza, si dhe me një çantë të zezë, është larguar me një motor tip scooter, pasi ka grabitur paratë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



Lini një Përgjigje