Nga Gazeta ‘Si’- Mediat e huaja raportojnë se presidenti amerikan Donald Trump është përplasur me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në një telefonatë ku ka përdorur një “gjuhë të ashpër”, pasi Izraeli kishte njoftuar se operacionet ushtarake në Liban do të përshkallëzoheshin deri në bombardimin e periferive jugore të Bejrutit.
Sipas Axios, Trump e ka quajtur Netanyahun “të çmendur” dhe e ka akuzuar për mosmirënjohje, duke qenë se ai ishte përgjegjës për frenimin e planit izraelit për të goditur Bejrutin.
Në një nga deklaratat më të buta të raportuara, Trump thuhet se ka thënë: “Të gjithë ju urrejnë tani. Të gjithë e urrejnë Izraelin për këtë.”
Presidenti amerikan thuhet se ishte shumë i zemëruar dhe në një moment i ka bërtitur Netanyahut. Sipas raportit, kjo ka qenë një nga telefonatat më të tensionuara mes tyre që nga rikthimi i Trump në detyrë.
Zyra e Netanyahut më vonë deklaroi se Izraeli do të godasë Bejrutin nëse Hezbollahu nuk ndalon sulmet, duke theksuar se qëndrimi i Izraelit mbetet i pandryshuar dhe operacionet në jug të Libanit do të vazhdojnë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje