Gazeta Si – Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenski, tha në një intervistë ekskluzive me “CBS News” se qeveria e tij ka prova se Rusia ka rrëmbyer fëmijë ukrainas dhe i ka trajnuar ata për të luftuar kundër ukrainasve të tjerë. Kjo është një akuzë që Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJPN) e ka vendosur se mund të përbëjë krim lufte.
Kjo është hera e parë që Zelenski ka bërë publikisht një akuzë të tillë, e cila shkon përtej provave të dokumentuara të një programi shtetëror rus që deporton fëmijët ukrainas në kampe riedukimi ose “Rusifikimi”.
“Kur këta fëmijë rriten, ata i dërgojnë në fushën e betejës”, tha Zelenski. Ai tha se “ka prova”, por nuk specifikoi se çfarë provash.
“Ata i mësojnë këta fëmijë të urrejnë vendin e tyre, të urrejnë popullin e tyre”, shtoi Zelensky.
Presidenti ukrainas, i tha gjithashtu “CBS” se Ukraina ka dokumentuar rrëmbimin e të paktën 20,000 fëmijëve ukrainas dhe po kërkon ndihmë në gjurmimin e asaj që ai dyshon se është një numër edhe më i lartë.
Gjykata Ndërkombëtare Penale ka lëshuar një urdhër arresti për Vladimir Putinin në vitin 2023 për atë që e quajti një program “deportimi të paligjshëm të popullsisë (fëmijëve)”. Kremlini, megjithatë, e ka quajtur atë një iniciativë humanitare për t’u kujdesur për jetimët e luftës.
Ndërkohë, të dielën, më 31 maj, Marina Franceze kapi një tjetër anije cisternë ruse gjatë një operacioni të kryer në det të hapur në Atlantik “me mbështetjen e disa partnerëve, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar”.
Presidenti francez Emmanuel Macron, raportoi incidentin në X. “Është e papranueshme që anijet po shmangin sanksionet ndërkombëtare, duke shkelur ligjin detar dhe duke financuar luftën që Rusia ka zhvilluar kundër Ukrainës për më shumë se katër vjet”, shtoi presidenti në një mesazh që tregonte imazhe të kapjes. Ky është kapi i katërt i tillë i kryer nga Franca.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje