Nga Gazeta ‘Si’- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i ka dërguar një letër presidentit amerikan Donald Trump dhe anëtarëve të Kongresit amerikan, ku ngre alarmin për mungesën e raketave për sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot.
Sipas Zelenskyt, ritmi aktual i furnizimeve përmes programit “Purl” nuk është më i mjaftueshëm për t’iu përgjigjur kërcënimeve në rritje nga Rusia, sidomos pas sulmit të 25 majit ndaj Kievit.
“Në mbrojtjen kundër raketave balistike ne mbështetemi pothuajse tërësisht te Shtetet e Bashkuara. Sistemet Patriot mbeten mbrojtja më efektive kundër raketave balistike ruse”, shkruan presidenti ukrainas në letër.
Ai thekson se shumica e raketave ruse mund të neutralizohen, por paralajmëron se mungesa e municioneve po e vë Ukrainën në një situatë të rrezikshme.
“Për një vend që po lufton për mbijetesën e tij, nuk ka asgjë më të dhimbshme sesa të shohësh bateri Patriot pa raketa të ngarkuara”, shprehet Zelensky.
Presidenti ukrainas kërkon që SHBA të lejojë prodhimin e përbashkët të raketave dhe sistemeve Patriot me aleatët evropianë, nën mbikëqyrjen amerikane, me synimin për të përshpejtuar furnizimet dhe për të forcuar mbrojtjen ajrore të Ukrainës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje