Nga Gazeta ‘Si’- Kryeministri Edi Rama tha se çështja e pronave është një nga sfidat më të vështira të 35 viteve të tranzicionit në Shqipëri.
Në konferencën rajonale që po zhvillohet në Tiranë për transformimin digjital dhe integrimin europian, Rama tha se kjo temë përkon me një moment kyç për vendin, pasi Shqipëria po mbyll fazën e parë të negociatave me Bashkimin Europian dhe po hyn në një etapë të re që do të përcaktojë ritmin e procesit të integrimit.
Sipas tij, çështja e pronës mbetet thelbësore në këtë fazë të negociatave.
Rama tha se Shqipëria është ndoshta vendi i vetëm në rajon ku të drejtat e pronës kanë qenë nën një trysni kaq të madhe, për shkak të kalimit nga një sistem me pronë totalisht shtetërore në një realitet ku shteti humbi kontrollin mbi territorin pas rënies së komunizmit. Në këtë aspekt, ai tha se zbërthimi i kësaj sfide, kërkon kompromise të dhimbshme e të vështira.
“Kemi hapur të gjithë kapitjet e negociatave dhe piketat e ndërmjetme të përcaktuara dhe tani i futemi fazës së mbylljes së këtyre negociatave. Plotësim i piketave të ndërmjetme nga Shqipëria dhe përcaktimi i piketave përmbyllëse është element thelbësore, sa i takon grupkapitujve të themelorëve, e përfshirë gjithashtu kapitullin 23, që ka të bëjmë me gjyqësorin dhe e drejta e pronës është pjesë e këtij kapitulli.
Për vend si i yni, teknologjia e re na ka sjellë bekim të vërtetë, sepse na ka lejuar të bëjmë hope. Na ka lejuar ta shohim të ardhmen me një mënyrë krejt tjetër. Sa i përket çështjes së komplikuar dhe komplekse të pronave në Shqipëri, nuk ka vend tjetër në këtë rajon tonin ku të drejtat e pronës kanë qenë kaq nën trysni.
Gjatë 35 viteve të fundit na është dashur të trajtojmë një material kaq kompleks saqë është realisht një nga vështirësitë më të thella me të cilat jemi përballur. Kalimi nga një vend me pronë tërësisht shtetërore ku prona private nuk lejohej dhe nuk lejohej as zotërimi i një automjeti privat, kaluam në një situatë ku shteti humbi kontrollin mbi territorin dhe pati një bum të madh demografik pas rënies së komunizmit. Këto lëvizje ndikuan në formësimin e territorit. Ndërkohë që kishim pronarët e vjetër që mendonin se erdhi momenti i tyre për të marrë pronat, nga ana tjetër duhej të përballeshim gjithashtu me një sulm të plotë mbi tokën dhe me numër të jashtëzakonshëm zhvillimesh që u bënë shtresa e re e pronësisë që zunë tokën” tha Rama
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje