Nga Gazeta ‘Si’- Greqia dhe Shqipëria po tentojnë të rikthejnë në tryezë negociatat për çështjen e detit që ka mbetur pezull prej vitesh.
Ministri grek i Mbrojtjes, Nikos Dendias, erdhi në Tiranë ku zhvilloi takim me shefin e qeverisë, Edi Rama dhe ministrin e mbrojtjes Ermal Nufi.
Ministri grek u fut në ambientet e kryeministrisë i vetëm, ndërsa në hyrje nuk u pa ta presë as Rama dhe as Nufi.
Pas vizitës, kryeministri Edi Rama ndau një mesazh të shkurtër në profilin e tij në Facebook.
“Një mik i çmuar dhe një mbështetës i palëkundur i partneritetit strategjik mes Shqipërisë e Greqisë”, për të vijuar më pas me një fjali në greqisht: “Faleminderit shumë, i dashur Niko. Udhëtim të mbarë dhe të sigurt për në shtëpi”, shkroi Rama.
Qëllimi kryesor i vizitës është rikthimi i negociatave me Shqipërinë për marrëveshjen e detit. Mediat greke e kanë komentuar si një shfrytëzim momenti nga Athina e Tirana lidhur me marrëdhëniet e tyre për të zgjidhur çështjen e mbetur pezull prej vitesh.
Vizita e Dendias vjen pasi kryeministri Edi Rama u prit në muajin prill nga homologu grek, Mitsotakis, nga ku të dy palët u angazhuan që çështja të trajtohet në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë
“Tashmë kemi një marrëveshje me qeverinë greke për të shkuar në Gjykatën Ndërkombëtare. Kështu do të bëhet dhe pastaj i takon gjykatës të vendosë”, tha kryeministri.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje