Ka ndodhur

Po kalonte rrugën për në shkollë, makina përplas për vdekje 7-vjeçarin

Gazeta Si – Një fëmijë 7-vjeç u përplas për vdekje nga një automjet në aksin rrugor Elbasan-Librazhd mëngjesin e kësaj të hëne.

Sipas policisë, mjeti drejtohej nga Petri Bozo, 61-vjeç, i cili është ndaluar dhe shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Sipas burimeve paraprake, i mituri ka qenë duke kaluar rrugën për të ikur në shkollë, kur është përplasur nga makina.

Por sipas dëshmive të banorëve, automjeti që u përfshi në ngjarje dyshohet se lëvizte me shpejtësi të lartë, pavarësisht pretendimeve të drejtuesit të mjetit se po udhëtonte me rreth 10 km/h.

Pas aksidentit banorët e zonës kanë ndërhyrë menjëherë për të nxjerrë fëmijën nga automjeti i përfshirë në ngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë