Nga Gazeta ‘SI’- Kryeinspektori i Përgjithshëm, Dashnor Sula gjatë një takimi me operatorët e inspektorateve rajonale të Vlorës, njoftoi se do të krijohet një strukturë e posaçme të inspektorateve, përfshirë shkrirjen në një të IKMT dhe IMT.
Sula shtoi se IKMT mbetet plagë për bregdetin, duke pranuar kështu problemin e ndërtimeve pa leje, përfshirë rastin e qytetit të Sarandës.
Ndër të tjera, Sula tha se nuk do të ketë tolerancë për asnjë inspektor që shkel ligjin.
“Në vazhdën e takimeve që po realizojmë në gjithë qarqet, për të bërë të mundur të bashkëbisedojmë e trajtojmë problematikat për të gjithë inspektoratet rajonale në Shqipëri. Vlora është me një rëndësi strategjike për turizmin dhe ka rëndësi të veçantë. Çdo inspektorat do të ketë për detyrë ngritjen e një task-force për t’u vënë në shërbim jo vetëm të turistëve, por edhe vendasve.
Çdo inspektor duhet të jetë vigjilent në çdo moment për të parandaluar çdo ndodhi që mund të ndikojë në imazhin e Shqipërisë, sidomos për ushqimin, duke filluar nga furnizimi e të tjera. Çdo inspektor të monitorojë 24 orë çdo subjekt tregtar me shumicë, pakicë apo restorante në vijën bregdetare për një shërbim cilësor dhe për të mbrojtur konsumatorin nga çdo e papritur që mund të ndodhë. Toleranca është zero. Kemi ngritur linjat e komunikimit për t’i dhënë mundësi qytetarëve nëpërmjet një portali, me qëllim që të mos jetë vetëm syri i një inspektori, por edhe i qytetarëve për të informuar. Javën tjetër fillon funksionimi i linjës së gjelbër 0800, pikërisht për të pasur mundësinë e sinjalizimeve nga qytetarët për problematikat. Sa i përket ndërtimeve pa leje, Vlora është plagë, siç është gjithë bregdeti. Rasti i fundit i Sarandës tregon vullnetin e fortë të qeverisë.”, tha ndër të tjera Sula.
Takimet vijojnë në kuadër të trajnimeve dhe diskutimeve në të gjithë vendin, kryesisht për mbarëvajtjen e një sezoni turistik pa probleme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje