Nga Gazeta ‘Si’- Bashkimi Europian po shqyrton emërimin e një negociatori të përbashkët për bisedime me Presidentin rus Vladimir Putin, raportoi Financial Times, ndërsa përparimi në përpjekjet e paqes SHBA-Rusi mbetet në dyshim.
Ish-Presidenti i Bankës Qendrore Europiane Mario Draghi dhe ish-Kancelarja gjermane Angela Merkel janë midis kandidatëve, ndërsa janë përmendur edhe Presidenti finlandez Alexander Stubbs dhe paraardhësi i tij Sauli Niinisto.
Ministrat e jashtëm europianë do të diskutojnë përshtatshmërinë e kandidatëve në një takim në Qipro javën e ardhshme, thanë zyrtarët evropianë.
Administrata Trump, aktualisht e preokupuar me luftën e saj në Lindjen e Mesme, u ka thënë homologëve të BE-së se nuk është kundër që Europa të flasë me Putinin krahas bisedimeve të paqes të udhëhequra nga SHBA-të, thanë tre burime për FT.
“Ata e dinë se nuk po funksionon”, tha njëri prej tyre, duke iu referuar përpjekjeve të vazhdueshme të Uashingtonit për t’i dhënë fund konfliktit.
Blloku europian kishte ndërprerë komunikimet zyrtare me Moskën pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia në vitin 2022, dhe dobësia aktuale e negociatave të udhëhequra nga SHBA-të e ka lënë Europën të lënë mënjanë
Kjo situatë i shtyu vendet e BE-së të vendosnin në tryezë emërimin e një negociatori të përbashkët, pavarësisht mosmarrëveshjeve të thella në lidhje me mundësinë dhe fushëveprimin e këtij roli.
Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, i cili përfaqëson 27 udhëheqësit e shteteve anëtare të BE-së, tha këtë muaj se Unioni po përgatitej për bisedime “ të mundshme ” me Putinin.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky theksoi pas një bisede telefonike me Presidentin e Këshillit Europian se Europa duhet të ketë një “zë dhe prani të fortë” në bisedime dhe se është e rëndësishme të përcaktohet se kush do ta përfaqësojë konkretisht BE-në.
Përveç kësaj, Zelensky tha se pret pjesëmarrjen e “dikujt si Draghi” ose një “udhëheqësi të fortë aktual” për të udhëhequr palën evropiane në bisedimet me Rusinë./ FT
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje