Nga Gazeta ‘SI’ – Bordi i Transparencës ka vendosur të rrisë me 3 lekë çmimin e naftës, duke e çuar në 205lekë/litër për tregtimin në pakicë. Për shitjet në shumicë, nafta do të tregtohet me 193 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës të jetë 189 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë, 177 lekë/litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot, 19 maj, ora 17.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm, rrezikohet pezullimi i aktivitetit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje