Treg

Bordi rrit me 3 lekë çmimin e naftës

Nga Gazeta ‘SI’ – Bordi i Transparencës ka vendosur të rrisë me 3 lekë çmimin e naftës, duke e çuar në 205lekë/litër për tregtimin në pakicë. Për shitjet në shumicë, nafta do të tregtohet me 193 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës të jetë 189 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë, 177 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot, 19 maj, ora 17.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm, rrezikohet pezullimi i aktivitetit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë