Menaxhim

Platforma e re e-Albania 2.0, Rama: Përmirësohet shërbimi

Nga Gazeta ‘SI’- Kryeministri Edi Rama ka prezantuar këtë të hënë, 18 maj, platformën e re e-Albania 2.0. Rama shprehet se ky është një hap i ri në transformimin digjital dhe në shërbimet publike për qytetarët.

Kryeministri shton se kjo platformë sjell përdorim më të lehtë edhe për personat me aftësi ndryshe, në funksion të një shërbimi digjital pa barriera.

“Platforma e re vjen e ridizenjuar mbi një infrastrukturë tërësisht të modernizuar, për të ofruar një eksperiencë më të shpejtë për qytetarët dhe bizneset“, shkruan mes tjerash kreu i qeverisë.

“Një hap i ri në transformimin digjital të shërbimeve publike në Shqipëri! Platforma e re vjen e ridizenjuar mbi një infrastrukturë tërësisht të modernizuar, për të ofruar një eksperiencë më të shpejtë për qytetarët dhe bizneset. E ndërtuar me teknologji të avancuara dhe standarde moderne të performancës, e-Albania 2.0, platforma sjell një nivel të ri aksesueshmërie dhe gjithëpërfshirjeje, duke mundësuar përdorim më të lehtë edhe për personat me aftësi të kufizuara, në funksion të një shërbimi publik digjital pa barriera dhe të barabartë për të gjithë“, shkruan kreu i qeverisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë