Para

Banka e Shqipërisë i jep licencën bankës turke Ziraat

Nga Gazeta ‘SI’- Një bankë e re i është shtuar tregut bankar në Shqipëri.

Banka e Shqipërisë ka miratuar licencimine bankës turk Ziraat Bankasi A.S. Vendimi është marrë në mbledhjen e datës 6 maj 2026 nga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës.

Më herët, në gusht 2025, Këshilli Mbikëqyrës kishte dhënë miratimin paraprak për licencimin e degës së bankës turke në vend.

Në bazë të këtij vendimi, banka e re do të ushtrojë veprimtaritë bankare dhe financiare në përputhje me kushtet dhe kërkesat e licencës së miratuar nga Banka e Shqipërisë.

Ziraat Bank (në turqisht Banka Bujqësore) është bankë me kapital shtetëror dhe 100% e aksioneve zotërohen nga Fondi Turk i Pasurisë, fond publik në pronësi të shtetit të Turqisë. Ziraat e ka origjinën e saj qysh në shekullin e 19-të, në epokën e Perandorisë Osmane.

Dega e bankës Ziraat është banka e dytë e licencuar këtë vit nga Banka e Shqipërisë, pas bankës digjitale JET, në muajin mars të këtij viti.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë