Gazeta Si – Një punonjës policie u plagos me armë zjarri pas mesnatës së mbrëmshme në zonën e Shkozës në Tiranë.
Sipas njoftimit zyrtar, rreth orës 00:10, një polic jashtë shërbimit është plagosur me armë në rrethana ende të paqarta. Policia thotë se 30-vjeçari Anxhelo Kumaraku u transportua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, sipas burimeve paraprake, polici ka qënë afër banesës së tij i shoqëruar nga fqinji i tij, një person me masë sigurie “arrest shtëpie” për armëmbajtje pa leje.
Dyshohet se objektiv i atentatit ka qënë pikërisht fqinji i policit, një sulm që dyshohet të jetë kryer për prishje të pazareve të drogës me persona të tjerë.
Nuk dihet fakti pse polici ishte shoqëruar me objektivin, i cili ndodhet në “arrest shtëpie” dhe në momentin e ngjarjes kishte thyer vendimin e gjykatës.
Ndërkohë, polici i plagosur nuk ka njoftuar policinë për thyerjen e masës së sigurisë, që kryente fqinji i tij. Policia ka ngritur pika kontrolli dhe po vijon kontrollet intensive në zonë, me qëllim kapjen e autorit/ëve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje