Ka ndodhur

Trafikuan heroinë drejt Danimarkës, GJKKO lë në burg njërin prej vëllezërve nga Fieri

Nga Gazeta ‘Si’- Gjykata e Posaçme konfirmon masën e sigurisë “arrest në burg” për Marsel Liçaj, pjesë e një grupi të strukturuar kriminal për trafik heroine në Danimarkë. 

Gjyqtarja Rudina Palloj la në fuqi edhe masën “detyrim paraqitje” për Ermal Liçaj. Të dy ata dyshohen për kryerjen e veprave penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale ose grup i strukturuar kriminal”.

Referuar SPAK, dy vëllezërit nga Fieri dyshohen se kanë trafikuar heroinë nga Suedia drejt Danimarkës të paktën 7 herë. Marsel Licaj dhe Ermal Licaj janë kthyer në Shqipëri pas arrestimit në Danimarkë të 2 shqiptarëve të tjerë dhe një shtetasi të huaj. Njërin prej shqiptarëve të arrestuar në Danimarkë ishte kunati i tyre.

Hetimet nga SPAK kanë nisur prej viti 2024, në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet daneze, të cilat në vitin 2023 kishin nisur hetimin “Operacioni Bacchus”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë