Nga Gazeta ‘SI’ – Formula aktuale e përdorur nga qeveria për shpërndarjen e ndihmës ekonomike për familjet në nevojë ka rezultuar e padobishme, pasi nuk reflekton gjendjen reale socio-ekonomike të qytetarëve.
Sipas raportit vjetor 2025 të Avokatit të Popullit, skema e bazuar në sistemin e pikëzimit përjashton një pjesë të rëndësishme të familjeve në varfëri të thellë.
AP raporton se në 2025-n janë administruar 44 ankesa lidhur me ndihmën ekonomike, ku problematikat kryesore lidhen me përfitime të pamjaftueshme, përjashtim nga skema, vështirësi në aplikimin online dhe mungesën e një minimumi jetik të përcaktuar me ligj.
Avokati i Popullit thekson se, megjithëse qeveria ka ndërmarrë masa si indeksimi i pensioneve dhe mbështetja financiare për kategori të caktuara, ndihma ekonomike shpesh mbetet e pamjaftueshme për të mbuluar shpenzimet bazë të jetesës.
LEXO EDHE:
Raporti evidenton gjithashtu se digjitalizimi i aplikimeve për ndihmë ekonomike ka krijuar barriera për grupet vulnerabël, veçanërisht për familjet në zona të largëta që kanë akses të kufizuar në teknologji.
Sipas Avokatit të Popullit, problematikat nuk lidhen vetëm me raste individuale, por me mangësi strukturore të vetë skemës së asistencës sociale, duke përfshirë formalizmin e tepruar të sistemit të pikëzimit, mungesën e koordinimit mes institucioneve dhe dobësitë në monitorim.
Institucioni vlerëson se ndërhyrjet e bëra gjatë vitit kanë sjellë zgjidhje konkrete në disa raste, por sfida kryesore mbetet reformimi i politikës së ndihmës ekonomike dhe kthimi i saj në një skemë që garanton mbrojtje reale dhe dinjitet për qytetarët në nevojë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)





Lini një Përgjigje