Nga Gazeta ‘SI’- Në një konferencë ndërkombëtare të zhvilluar në Tiranë, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko theksoi rëndësinë e auditimit të brendshëm, në një kohë sfiduese si kjo që po kalon Shqipëria dhe bota.
“Në një realitet ku sektori financiar përballet me transformime të shpejta, nga digjitalizimi dhe inovacioni teknologjik, te rreziqet kibernetike dhe sfidat globale, roli i auditimit të brendshëm bëhet gjithnjë e më strategjik. Ai nuk është vetëm një instrument kontrolli, por një funksion thelbësor për parandalimin e riskut, përmirësimin e proceseve dhe mbështetjen e vendimmarrjes së shëndoshë”, u shpreh Sejko.
Më tej ai shtoi se për të gjithë sistemin bankar, auditimi i brendshëm është një shtyllë themelore e stabilitetit, integritetit dhe besueshmërisë financiare.
Duke iu referuar sfidave të reja në sektorin financiar, Banka e Shqipërisë nënvizoi se po vijon forcimin e këtij funksioni në përputhje me standardet ndërkombëtare, duke rritur transparencën, përgjegjshmërinë dhe efektivitetin e kontrollit të brendshëm.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje