Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura.
Përgjatë orëve të mesditës deri ato të pasdites në zonën e veriut, qendër dhe relievet malore në lindje dhe jug të vendit priten reshje shiu të herëpashershme dhe intensitet të ulët.
Në relievet e larta malore në veri, lindje dhe jug të vendit reshjet e shiut do jenë në formën e shtrëngatave afatshkurtra.
Moti i paqëndrueshëm do të vijojë edhe në ditët në vijim, me reshje në zona të izoluara por do ketë temperatura të larta, të cilat ditën e martë shkojnë deri në 28 gradë. Në ditët në vijim do të ulen temperaturat rreth 3-4 gradë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje