Moti

Vranësira dhe temperatura të larta

Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura.

Përgjatë orëve të mesditës deri ato të pasdites në zonën e veriut, qendër dhe relievet malore në lindje dhe jug të vendit priten reshje shiu të herëpashershme dhe intensitet të ulët.

Në relievet e larta malore në veri, lindje dhe jug të vendit reshjet e shiut do jenë në formën e shtrëngatave afatshkurtra.

Moti i paqëndrueshëm do të vijojë edhe në ditët në vijim, me reshje në zona të izoluara por do ketë temperatura të larta, të cilat ditën e martë shkojnë deri në 28 gradë. Në ditët në  vijim do të ulen temperaturat rreth 3-4 gradë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë