Më shumë se 100 persona janë sëmurë në një shpërthim të norovirusit në bordin e anijes turistike Caribbean Princess, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve(CDC).
Sipas agjencisë, deri tani janë raportuar 102 pasagjerë dhe 13 anëtarë të ekuipazhit të sëmurë, me simptoma që përfshijnë diarre dhe të vjella.
Shpërthimi u raportua të enjten, gjatë udhëtimit të anijes turistike nga 28 prilli deri më 11 maj.
Anija ndodhet aktualisht në Oqeanin Atlantik veriperëndimor dhe po drejtohet drejt Republikes Domenikane.
Në bord ndodhen gjithsej 3,116 pasagjerë dhe 1,131 anëtarë të ekuipazhit.
Norovirusi është mjaft i zakonshëm, veçanërisht në anije, dhe nuk ka asnjë lidhje me shpërthimin aktual të hantavirusit në bordin e anijes turistike MV Hondius.
Ky është shpërthimi i katërt i sëmundjeve gastrointestinale i raportuar në një anije turistike deri tani këtë vit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje