Amerika ka shënjuar një anije në Oqeanin Paqësor lindor që dyshohet se ishte e përfshirë në trafik droge, duke shkaktuar të paktën dy viktima, sipas autoriteteve ushtarake amerikane.
Komanda ushtarake e SHBA për Amerikën Latine dhe Karaibet, SOUTHCOM, tha se mjeti lundrues po lëvizte në “rrugë të njohura të trafikimit të drogës” dhe dyshohej se ishte pjesë e operacioneve të kontrabandës së narkotikëve në Paqësorin lindor.
Sipas deklaratës zyrtare, të paktën dy persona humbën jetën.
Ky operacion vjen në kuadër të fushatës amerikane kundër trafikut të drogës, e nisur në shtator 2025 në Paqësor dhe Karaibe, ku sipas të dhënave zyrtare numri i viktimave ka arritur në të paktën 192 persona.
Administrata amerikane është përballur me kritika për mungesë provash konkrete që lidhin anijet e goditura me aktivitete kriminale, ndërsa ligjshmëria e këtyre operacioneve në ujëra ndërkombëtare është vënë në diskutim nga ekspertë dhe organizata të të drejtave të njeriut.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje