Drejtësia

Atentati ndaj Arjan Ndoj, SPAK kërkon burg përjetë për Plaurent Dervishaj dhe 35 vite për Julian Meçaj

Gazeta Si – SPAK kërkon burg përjetë për Plaurent Dervishajn dhe 35 vjet për Julian Meçen, dy të pandehurit lidhur me antentatin ndaj ish-prokurorit Arian Ndoja (sot deputet) dhe Aleksandër Lahos, ngjarje nga e cila humbi jetën shoferi Andi Maloku.

Pretenca u paraqit nga prokurori Adnan Xholi, në mungesë të dy të pandehurve. Në atentatin e ndodhur në 1 Nëntor të 2019 tek mbikalimi i Shkozetit u plagos ish-prokurori Arian Ndoja, Aleksandër Laho i njohur si Rrumi i Sukthit dhe Andi Maloku, shoferi i ish-prokurorit i cili humbi jetën një javë më vonë në spital.

SPAK arriti të zbardhë këtë ngjarje pas mbërritjes nga Franca të komunikimeve në aplikacionin “SkyECC” dhe pas finalizimit të hetimeve çoi në gjyq si të pandehur 9 persona.

Ata akuzohen si anëtarë të një grupi të kriminal që ndër vite ka planifikuar të paktën 3 herë vrasjen e Arjan Ndojës, i cili mbante asokohe postin e prokurorit në Prokurorinë e Durrësit.

Për ngjarjen e ndodhur në 1 nëntor 2019 te mbikalimi i Shkozetit, Redjan Rraja u dënua në prill 2024 me vendim të Gjykatës së Posaçme të Apelit me burgim të përjetshëm si një nga atentatorët.

Fajtor u shpall edhe bashkëpunëtori i tij, Aril Halilaj, i dënuar me 35 vjet burg. Ndërsa Plaurent Dervishaj akuzohet si porositësi i atentatit së bashku me Ramazan Rrajan, nipin e ish-deputetit socialist Rrahman Rraja.

Si Plaurent Dervishaj, ashtu edhe Julian Meçe, i shpëtuan një tentati me armë zjarri në Durrës në 20 qershor 2019 teksa udhëtonin me makinë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë