Shendet

Hantavirusi, imunologu Weissman: Vaksina e re gati për 10 muaj, por nuk do ketë pandemi

Gazeta Si – “Nuk jemi në prag të një pandemie”. Disa fjalë për të qetësuar ata që janë të shqetësuar për shpërthimin e Hantavirusit që ndodhi ditët e fundit në një anije turistike, e cila udhëtonte përtej Atlantikut.

Këto janë fjalët e Drew Weissman, imunologut që fitoi Çmimin Nobel në Mjekësi për vitin 2023 për kontributin e tij themelor në zhvillimin e vaksinave efektive të ARNi-së kundër pandemisë Covid-19, në një intervistë me gazetën italiane “La Stampa”.

“Është e vërtetë që imfektimi ndodh nga një person në tjetrin”, shpjegon Weissman, “por ndryshimi krahasuar me Covid, është se hantavirusi nuk përhapet aq shpejt; në fakt, transmetimi është shumë i dobët”.

Sipas Weissman, situata është menaxhuar mirë deri më tani. Ne duhet të vazhdojmë të “mbajmë vigjilencën dhe monitorimin tonë”, ndërsa presim mbërritjen e vaksinave.

“Ato janë tashmë në laboratorë”, vazhdon Weissman në “La Stampa”, “por do të duhen nëntë ose dhjetë muaj që ato të jenë të arritshme”.

Weissman beson se me siguri do të ketë pandemi të reja në të ardhmen: “Kemi pasur tre pandemi të koronavirusit dhe dhjetëra pandemi të gripit në 150 vitet e fundit. Këto janë fenomene natyrore për mjedisin tonë. Problemi është se nuk jemi të përgatitur”.

Sipas fituesit të Çmimit Nobel, “për t’i parandaluar ato, ne duhet të investojmë në kërkime dhe të vëmë në dispozicion fonde. Por politikanët e sotëm nuk po mendojnë për të ardhmen; ata po mendojnë vetëm për atë që nevojitet tani dhe nuk po investojnë në këtë fushë. Të kesh një vaksinë gati bën ndryshimin midis parandalimit dhe shërimit”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë