Shendet

Studiuesit zbulojnë se infeksioni RSV mund të ngadalësojë kancerin

Nga Gazeta Si- Një studim në fazat e hershme ka treguar se infeksionet virale mund të mbrojnë kundër përhapjes së kancerit.

Hulumtuesit nga Imperial College London kanë zbuluar se virusi respirator sincicial (RSV), shkaku i zakonshëm i kollës dhe ftohjes, ofroi një efekt mbrojtës nga metastazat e kancerit të gjirit.

Ilaria Malanchi, biologe thotë se një problem i madh i kancerit të gjirit është se nëse përhapet, bëhet shumë e vështirë që të trajtohet.

Mushkëritë janë një nga zonat më të zakonshme ku kanceri i gjirit përhapet dhe ekspertët besojnë se infeksioni paraprak ndihmon në përgatitjen e mushkërive për të zvogëluar rrezikun e kësaj përhapje.

Hulumtimet e mëparshme tregojnë se 60 për qind e pacientëve me kancer të gjirit në fazën 4 e marrin tumorin në mushkëri, dhe shkalla e mbijetesës pesëvjeçare është vetëm 30 për qind.

Në një studim të botuar në revistën PNAS, shkencëtarët zbuluan se minjtë e infektuar me RSV kishin një sistem imunitar të forcuar- konkretisht në mushkëri.

“Për të imituar përhapjen e kancerit në mushkëri, ne futëm qeliza kanceri të gjirit në minj që kishin përjetuar së fundmi infeksion RSV,” thotë Malanchi.

‘Çuditërisht, ata zhvilluan më pak tumore në mushkëri sesa minjtë që nuk kishin përjetuar më parë infeksion nga RSV.’

Studiuesit pohojnë se kjo mund të jetë një përparim kyç në të kuptuarit se si përhapet kanceri dhe mund të hapë rrugën për trajtime të reja për të parandaluar përhapjen e sëmundjes.

Ekspertët theksojnë se vetë infeksioni nuk do të përdoret si trajtim.

Studimet te njerëzit tani do të jenë të rëndësishme për të konfirmuar nëse ky efekt shihet te njerëzit dhe si mund ta shfrytëzojnë ekspertët këtë njohuri.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë