Gazeta Si – Policia dheforcat speciale RENEA kanë zhvilluar mëngjesin e kësaj të shtune një operacion antidrogë në Elbasan, Librazhd dhe në Prrenjas.
Sipas burimeve, kontrolle po kryhen në bashkitë kryesore të qarkut Elbasan, si dhe në disa lokacione të tjera.
Gjykata ka lëshuar në total 18 urdhër-arreste, ndërsa raportohet për disa të shoqëruar. Kontrolle intenstive po bëhen në banesa dhe në lokale.
Aksioni është zhvilluar në mënyrë të koordinuar, me qëllim çmontimin e një rrjeti të dyshuar që operonte në shpërndarjen e lëndëve narkotike.
Burimet bëjnë me dije se hetimet kanë qenë në zhvillim prej kohësh dhe kanë çuar në identifikimin e personave të përfshirë, ndërsa priten zhvillime të tjera në vijim dhe një njoftim zyrtar i policisë.
Në përditësim…
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje