Gazeta Si – Prokurorët federalë publikuan në mediat sociale një video të personit të armatosur, i identifikuar më vonë si Cole Allen, i cili sulmoi Darkën e Korrespondentëve të SHBA-ve më 25 prill dhe hapi zjarr. Pamjet tregojnë Allen duke vrapuar, duke shmangur sigurinë, ndërsa mban një pushkë.
Sipas pamjeve, Allen duket teksa vëzhgon ambientin e hotelit një natë para darkës së së shtunës. Gjatë orëve kur zhvillohej darka, pothuajse një duzinë agjentësh sigurie janë të mbledhur rreth një pike kontrolli në hotel. Një burrë me një pallto të gjatë të errët ecën nëpër korridor dhe zhduket në një derë.
Today, we are releasing video already provided to U.S. District Court showing Cole Allen shoot a U.S. Secret Service officer during his attempt to assassinate the President at the White House Correspondents’ Dinner.
— US Attorney Pirro (@USAttyPirro) April 30, 2026
There is no evidence the shooting was the result of friendly… pic.twitter.com/a8gRXkW6BH
Pak çaste më vonë, personi i armatosur, pasi ka hequr pallton, rishfaqet dhe vrapon përmes një detektori metali me të dyja duart mbi një armë.
Sipas një deklarate të paraqitur nga prokurorët, bëhej fjalë për një pushkë gjahu të kalibrit 12. Pamjet duket se tregojnë një agjent duke qëlluar me pistoletën e tij ndaj të dyshuarit. Prokurorët kanë thënë se agjenti u godit nga të shtënat, por autori nuk u qëllua.
Avokatët mbrojtës të Allen kanë vënë në dyshim pretendimet e prokurorëve se klienti i tyre ka hapur zjarr. Të enjten, drejtori i Shërbimit Sekret të SHBA i tha Fox News se i dyshuari kishte qëlluar ndaj një agjenti të Shërbimit Sekret nga “distancë shumë e afërt”.
“Të gjitha provat që kam parë tregojnë se i dyshuari qëlloi oficerin tonë nga shumë afër me një pushkë gjahu”, – tha Sean Curran.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje