Bota

Ministri izraelit i Mbrojtjes: Mund të ndërmarrim sërish veprime kundër Iranit

Nga Gazeta ‘Si’- Ministri i Mbrojtjes i Izraeli, Israel Katz, deklaroi se vendi i tij mund të detyrohet të ndërmarrë sërish veprime kundër Iranit.

Gjatë një ceremonie ushtarake, Katz theksoi se Izraeli mbështet përpjekjet diplomatike të SHBA për arritjen e një marrëveshjeje me Iranin, por paralajmëroi se situata mund të kërkojë ndërhyrje të re.

Sipas tij, ekziston mundësia që Izraeli “së shpejti të duhet të veprojë përsëri” për të eliminuar atë që e cilësoi si “kërcënime ekzistenciale” nga Republika Islamike.

Deklarata vjen në një kohë tensionesh të vazhdueshme në rajon, ndërsa përpjekjet diplomatike për një marrëveshje mbeten në zhvillim.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë