Gazeta Si – Një makinë tip “Audi A4”, e cila dyshohet se u përdor nga autorët e vrajës së çiftit Kreshnik dhe Gentjana Mujeci në Ballderen të Lezhës, është gjetur nga policia.
Sipas njoftimit zyrtar, automjeti është sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhe do t’i nënshtrohet ekspertizave kriminalistike.
Ndërkohë, policia thotë se vijon kontrolli i zonave për lokalizimin dhe kapjen e autorëve të shpallur në kërkim.
Një ditë më parë, policia arriti të gjejë një prej makinave të përdorura nga autorët e vrasjes së çiftit Mujeci të dielën e kaluar.
Mjeti “Volksëagen Golf 5”, pa targa, i përdorur nga qitësit është gjetur i fshehur në zonën e Torovicës.
Për këtë vrasje, policia ka shpallur në kërkim Adriano Mhillaj, 22 vjeç, Florin Mhillaj, 36 vjeç dhe Renato Mhillaj, 23 vjeç. Sipas autoriteteve, ky i fundit, djali i Genc Mhillit, i vrarë 10 vite më parë, ka marrë hakun e të atit, pasi për ngjarjen akuzohej edhe Kreshnik Mujeci.
Sipas hetimeve, fisi Mhillaj ka zgjedhur të marrë hakun duke mos i besuar drejtësisë, por duke vepruar sipas kanunit, pa kursyer as bashkëshorten e objektivit të tyre.
Mujeci dhe bashkëshortja e tij u qëlluan me armë zjarri ndërsa ndodheshin brenda automjetit të tyre kur po ktheheshin drejt banesës në fshatin Koljakaj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje