Nga Gazeta ‘Si’- Propozimi i fundit i Iranit për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka gjasë të refuzohet nga presidenti Donald Trump, raporton CNN.
Irani kërkon shtyrjen e negociatave për programin bërthamor iranian, hapjen e ngushticës së Hormuzit dhe heqjen e bllokadës detare amerikane.
Trump mendon se hapja e Ngushticës së Hormuzit dhe shtyrja e bisedimeve për programin bërthamor, do të dobësonte pozicionin e SHBA-së në negociata.
Dje Trump mblodhi në Dhomën e Situatave këshilltarët e sigurisë kombëtare për të vendosur për hapat e mëtejshëm me Iranin.
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se nuk mund të kishte hapje të Ngushticës së Hormuzit, nëse rrugë-kalimi ujor do të kontrollohej nga Irani.
Ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi u prit dje në takim nga presidenti i Rusisë Vladimir Putin. Putin deklaroi gjatë takimit se Rusia do të bënte gjithçka për paqen në Lindjen e Mesme. Nga ana tjetër, Araghchi deklaroi se Irani vlerësonte kërkesën për bisedime të drejtpërdrejta me SHBA-në.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje