Pakistani ka shtuar ndjeshëm masat e sigurisë në kryeqytetin Islamabad, në prag të bisedimeve të rëndësishme që lidhen me konfliktin mes SHBA-së dhe Iranit.
Lëvizja vjen pasi Shtëpia e Bardhë njoftoi të premten se të dërguarit amerikanë, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, janë nisur drejt Pakistanit për të marrë pjesë në bisedime të drejtpërdrejta paqeje me Iranin.
Ndërkohë, edhe pse ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, ndodhet në Islamabad për diskutime mbi paqen në rajon, është raportuar se ai nuk do të zhvillojë takime me zyrtarë amerikanë.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmeil Baghaei, e deklaroi këtë në një postim në X: “Kemi mbërritur në Islamabad, Pakistan. Ministri i Jashtëm Abbas Araghchi do të takohet me zyrtarë të lartë pakistanezë, në koordinim me përpjekjet e tyre të ndërmjetësimit për t’i dhënë fund luftës së agresionit të imponuar nga SHBA-të dhe për të rivendosur paqen në rajonin tonë. Nuk është planifikuar asnjë takim midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara. Vërejtjet e Iranit do t’i përcillen Pakistanit”, theksoi Baghaei.
Autoritetet pakistaneze kanë vendosur forca shtesë policie dhe sigurie në zona kyçe të kryeqytetit, për të garantuar mbarëvajtjen e takimeve dhe për të shmangur çdo incident të mundshëm
Fotot e publikuara nga Islamabad tregojnë prani të shtuar të forcave të rendit dhe kontrolle të forta në rrugë.


Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje