Ka ndodhur

Plagosje me armë zjarri në Kurbin, 35-vjeçari paraqitet vetë te Trauma në Tiranë

Gazeta Si – Një 35-vjeçar është plagosur me armë zjarri në këmbë në Kurbin, këtë të premte në rrethana ende të paqarta. Sipas policisë, i riu është paraqitur për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës në kryeqytet.

“Në Spitalin e Traumës, Tiranë, rreth orës 11:15, ka shkuar për ndihmë mjekësore, i dyshuar i plagosur me armë zjarri në këmbë, në rrethana ende të paqarta në Fushë-Kuqe, Kurbin, shtetasi A.T., 35 vjeç, banues në fshatin Fushë-Kuqe, i cili aktualisht është jashtë rrezikut për jetën”, – njofton policia.

Sipas burimeve paraprake, i dëmtuari është futur në sallën e operimit, pasi ka marrë një plagë tek kupa e gjurit. Ambulanca e Kurbinit e ka marrë 35-vjeçarin dhe e ka dërguar menjëherë në Spitalin e Traumës, por nuk ka njoftuar Policinë e Lezhës.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë