Ngjarje

Të shtëna me armë zjarri në Memaliaj, një viktimë dhe një i plagosur

Nga Gazeta ‘Si’- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 20:50, mbrëmjen e sotme, 21 prill në qendër të Memaliajt, para ambienteve të një lokali.

Pas një sherri që dyshohet momental, ka mbetur i vrarë me armë zjarri një person, ndërsa është plagosur një tjetër. Deri më tani është identifikuar viktima, i cili quhet Endri Goxhaj. Ndërkohë i plagosur rëndë është Dario Nela.

Siç bën me dije Policia, 30 vjeçari ka humbur jetën teksa po transportohej në spital, ndërsa në rrethana ende të paqarta është plagosur vëllai i autorit të dyshuar, 25 vjeç. Ky i fundit mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, vijojnë kërkimet për autorin e krimit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë