Bota

Irani rihap plotësisht Ngushticën e Hormuzit. Trump: Faleminderit!

Gazeta Si – Ministri i Jashtëm i Iranit, Abass Araghchi, thotë se Ngushtica e Hormuzit është “plotësisht e hapur”.

Ai tha se vendimi u mor pas hyrjes në fuqi të një armëpushimi midis qeverisë libaneze dhe Izraelit. Araghchi tha gjithashtu se ngushtica do të mbetet e hapur “për pjesën e mbetur të armëpushimit”, me sa duket duke iu referuar armëpushimit midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, i cili aktualisht është planifikuar të skadojë më 22 prill.

Aragchi shpjegoi se anijet do të duhet të ndjekin “një rrugë të koordinuar” të vendosur nga Irani. Megjithatë, ai nuk sqaroi nëse Irani do të vazhdojë të ngarkojë taksa për anijet që dëshirojnë të kalojnë tranzit, siç kishte filluar të bënte përpara se Shtetet e Bashkuara të vendosnin gjithashtu të bllokonin ngushticën.

Presidenti Donald Trump falënderoi Iranin për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit në një postim të shkurtër me shkronja kapitale në “Truth Social”, ku u ngatërrua edhe me emrin e ngushticës (e quajti atë “Ngushtica e Iranit”): “IRANI SA KA LAJMËRUAR SE NGUSHTICA E IRANIT ËSHTË PLOTËSISHT E HAPUR DHE GATI PËR KALIM TË PLOTË. FALEMINDERIT”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë