Bota

Hegseth paralajmëron Iranin për sulme të reja: Bëni zgjedhje me mend

Nga Gazeta ‘Si’– Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth ka thënë në një konferencë për shtyp se SHBA-të do të sigurohen që Irani të mos ketë “kurrë” një armë bërthamore.

Ai thotë se do të preferonin ta bënin këtë në “mënyrën e butë”, përmes një marrëveshjeje të udhëhequr nga zëvendëspresidenti JD Vance dhe ekipi negociator.

Hegseth thotë se kjo mund të bëhet edhe në “mënyrën e ashpër” dhe përsëriti që regjimi të “bëjë zgjedhje me mend.”

Nëse “zgjedh keq”, do të ketë një bllokadë dhe bombardime mbi infrastrukturë, energji elektrike dhe sektorin energjetik, thotë Hegseth.

Ai tha se kapacitetet e SHBA-ve dhe Iranit nuk janë të njëjta dhe se kjo “nuk është një luftë e barabartë”.

“Ne vetëm po bëhemi më të fortë. Ju po nxirrni nga depot lëshuesit dhe raketat që ju kanë mbetur, pa pasur mundësi t’i zëvendësoni”, tha ai.

Ai thotë se ushtria amerikane po rikarikohet me më shumë fuqi se kurrë më parë.

“Ne jemi gati të veprojmë me urdhrin e presidentit tonë dhe me shtypjen e një butoni”, tha Hegseth.

Më tej, shtoi se Irani pëlqen të thotë se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, por nuk ka një marinë detare. “Ju nuk mund të kontrolloni asgjë.”

Sipas tij, është marina amerikane ajo që kontrollon trafikun në ngushticë dhe e bën këtë me më pak se 10% të fuqisë së saj detare.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë