Gazeta Si – Dy persona janë arrestuar dhe një tjetër u shpall në kërkim, si autorë të dyshuar të një pengmarrjeje në Tiranë më 31 mars të këtij viti.
Policia thotë se në pranga kanë rënë, Hysen Neza, 33 vjeç dhe Kevin Neza 25 vjeç, ndërsa është shpallur në kërkim J.N., 28 vjeç me banim në Xhafzotaj të Durrësit.
Mësohet se tre personat e dyshuar rrëmbyen një 32-vjeçar në Tiranë dhe e dërguan në një magazinë në Xhafzotaj, ku e mbajtën peng për disa orë dhe e dhunuan me qëllim që t’u jepte në këmbim një shumë parash.
Gjatë operacionit të zhvilluar nga policia, u sekuestruan 5 automjete, 5 celularë dhe një shumë parash e sende të jashtëligjshme. Policia po punon për kapjen e personit të shpallur në kërkim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



Lini një Përgjigje