Gazeta Si – Presidenti amerikan është i pakënaqur nga menaxhimi i dobët dhe vendosja e tarifave ndaj anijeve që po bën Irani në Ngushticën e Hormuzit.
“Irani po e keqmenaxhon – disa do të thoshin në mënyrë të pandershme – tranzitin e naftës përmes Ngushticës së Hormuzit. Kjo nuk është marrëveshja që kemi”, shkroi Donald Trump në platformën e tij të mediave sociale, Truth, duke deklaruar se veprimet e regjimit në Ngushticë nuk janë në përputhje me armëpushimin.
“Ka raportime se Irani po u vendos tarifa cisternave që kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit”, thotë ai. “Më mirë të mos e bëjnë dhe, nëse po e bëjnë, më mirë të ndalojnë tani”, – vijoi ai.
Disa vende po shqyrtojnë mënyra për të kompensuar mungesat e mundshme të karburantit. Japonia po planifikon të çlirojë më shumë nga rezervat e saj të naftës, ndërsa kryeministri i Australisë po udhëton drejt Singaporit me shpresën për të siguruar më shumë furnizime.
Irani nuk do të lejojë më shumë se 15 anije të kalojnë nëpër të në ditë. Ndërkohë, SHBA-të po i bëjnë thirrje Izraelit të ulë tensionet në Liban, dhe kryeministri Netanjahu është i hapur për negociata me Bejrutin, por premton: “Asnjë armëpushim me Hezbollahun”.
Sulmet izraelite janë dënuar nga qeveritë evropiane, si dhe nga Moska, Ankaraja dhe Pakistani, i cili po pret bisedime midis delegacionit të Teheranit dhe delegacionit të Uashingtonit, të udhëhequr nga Vance, gjatë fundjavës.
Ndërkohë, zëvendëspresidenti JD Vance pritet të udhëtojë në Pakistan, ku anëtarë të administratës Trump do të nisin bisedime paqeje me Iranin këtë fundjavë.
Mediat iraniane raportojnë se ish-ministri i Jashtëm Kamal Kharrazi ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve që mori nga një sulm, të ndodhur më herët gjatë këtij muaji. Ai “ishte plagosur rëndë”, kurse bashkëshortja e tij humbi jetën.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje