Nga Gazeta ‘Si’- Loti i parë i autostradës Tiranë-Durrës, me një gjatësi prej 6 kilometrash, do të hapet për qarkullim në fillim të muajit maj.
Lajmi u bë i ditur nga ministri i Infrastrukturës dhe Energjetikës, Enea Karakaçi, gjatë një inspektimi të punimeve në këtë aks.
“Është e rëndësishme të theksojmë sot që brenda javës së parë të muajit maj, ky segment në të cilin është punuar për zgjerimin e tij do të jetë totalisht i hapur për qytetarët”, u shpreh Karakaçi.
Gjithashtu, ministri bëri të ditur se do të vijojë puna për zgjerimin e pjesëve të tjera të autostradës Tiranë-Durrës.
Ministri Karakaçi nënvizoi se po vijojnë punimet edhe për dy projektet e tjera, si Bypassi i Tiranës dhe Kashar-Lekaj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje