Bota

Teherani: Hormuzi do të hapet kur SHBA të ndalë agresionin

Nga Gazeta ‘Si’- Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Saeed Khatibzadeh, tha se Irani do të sigurojë “kalim të sigurt” nëpër Ngushticën e Hormuzit, por vetëm pasi SHBA-të të ndalë agresionin e saj.

Ai shtoi se kalimi i sigurt varet nga “vullneti i mirë i Iranit dhe Omanit” dhe se nuk do të lejojë përdorimin e Ngushticës nga anijet luftarake.

Hormuzi, sipas tij, ka qenë i hapur për shekuj, deri në fillimin e konfliktit me SHBA-të.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, deklaroi se qëllimi kryesor i presidentit amerikan Donald Trump ka qenë eliminimi i kërcënimit që paraqet Irani dhe ndalimi i aspiratave të tij bërthamore.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, ajo theksoi se ky objektiv është arritur në masë të madhe.

“Ky kërcënim tani është shkatërruar shumë”, u shpreh Leavitt.

Sipas saj, zhvillimet e fundit kanë hapur rrugën për një fazë të re diplomatike.

“Tani vjen periudha e negociatave”, tha ajo, duke shtuar se qëllimi është arritja e një paqeje afatgjatë në rajon.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë