Gazeta Si – Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, pak orë para skadimit uë ultimatumit, ka bërë një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke lënë të kuptohet për zhvillime të mundshme të rënda, veçanërisht në lidhje me situatën në Ngushtiën e Hormuzit.
Në një postim në rrjetet sociale, Trump u shpreh: “Sonte, një qytetërim i madh do të shkatërrohet dhe nuk do të rikthehet më kurrë. Nuk dua që kjo të ndodhë, por ndoshta do të ndodhë. Megjithatë, tani, me një ndryshim të plotë dhe total të regjimit, në një mjedis të dominuar nga mendje të ndryshme, më të zgjuara dhe më pak të radikalizuara, ndoshta diçka revolucionare dhe e mrekullueshme mund të ndodhë, kush e di? Do ta zbulojmë sonte, në një nga momentet më të rëndësishme në historinë e gjatë dhe komplekse të botës. 47 vjet uzurpimi, korrupsioni dhe vdekjeje do të marrin fund më në fund”.
Nga ana tjetër, zyrtarë iranianë kanë bërë thirrje për mobilizim civil. Alireza Rahimi, zëvendësministër i Rinisë dhe Sporteve, ka kërkuar formimin e zinxhirëve njerëzorë rreth termocentraleve në të gjithë vendin, si një akt simbolik dhe mbrojtës.
Sipas tij, në këtë nismë do të përfshihen organizata rinore, studentë, artistë dhe sportistë, në një përpjekje për të treguar solidaritet dhe rezistencë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje