Nga Gazeta ‘SI’ – Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zbuluar mungesë dokumentacioni dhe parregullsi në menaxhimin e pasurive dhe shpenzimeve të Drejtorisë së Përgjithshme Detare dhe Kapitenerive të Vlorës, Sarandës dhe Lezhës. Sipas auditimit, ndërtesat që përdoren nga këto institucione janë kontabilizuar si pasuri, por nuk ka prova që vërtetojnë pronësinë e tyre, duke lënë të hapur rrezikun ligjor dhe administrativ.
“Referuar analizës analitike të zërave janë kontabilizuar ndërtesat sëbashku më rikonstruksionet që kanë pësuar gjatë viteve për Drejtorinë e Përgjithshme Detare dhe Kapiteneritë e Vlorës, Sarandës dhe Lezhës. Këto aktive edhe pse janë në përdorim të Institucioneve të sipërpërmenduar nuk disponohet dokumentacion i cili vërteton pronësinë për këto ndërtesa”, thotë KLSH duke kërkur regjistrimin e këtyre pronave.
Më tej, KLSH raport një rast në Kapitenerinë e Durrësit, kur prokurimet janë nisur pa përcaktuar qartë nëse bëhet fjalë për “mirëmbajtje” apo “rikonstruksion”. Si pasojë, autoriteti nuk mbikëqyri punimet, në kundërshtim me ligjin.
Nga verifikimi i faturave të transportit për udhëtime të punonjësve, KLSH raporton se ato nuk ishin të fiskalizuara, çka do të thotë se nuk përmbushin kriterin për të njohur shpenzimin si të kryer ligjërisht.
Kjo dhe parregullsitë e tjera administrative në procesin e autorizimit dhe dokumentimit të shpenzimeve kanë dobësuar sistemin e kontrollit të brendshëm, duke çuar në kryerjen e shpenzimeve pa miratim paraprak nga Titullari, argumenton KLSH.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje