Bota

Trump tërbohet me Iranin: Hapni Hormuzin o bastardë të çmendur, ose ju pret ferri!

Gazeta Si – Në një postim të ri në Truth Social, Presidenti i SHBA-ve Donald Trump përdori gjuhë abuzive, ndërsa i bëri thirrje Iranit të lejojë anijet të kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit .

Ai tha gjithashtu se e marta do të ishte “Dita e Termocentralit dhe Dita e Urës, të gjitha të kombinuara në një në Iran”, me sa duket duke iu referuar kërcënimeve të tij për të shkatërruar infrastrukturën iraniane.

“Hapni Ngushticën ju bastardë të çmendur, ose do të jetoni në Ferr – PRITNI DHE SHIKONI! Falënderimi i qoftë Allahut”, shtoi Trump në postimin e tij.

Dhe ndërsa lufta në Lindjen e Mesme po hyn në ditën e 37-të, Irani dhe Omani po negociojnë rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, sipas Ministrisë së Jashtme të Omanit.

Po ashtu ditën e sotme, forcat speciale amerikane kanë njoftuar se kanë gjetur pilotin e zhdukur në Iran pas rrëzimit të një F-15 të premten. Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump dhe anëtarë të lartë të stafit të tij ndoqën operacionet e shpëtimit.

Trump ka njoftuar se piloti gëzon shëndet të plotë dhe i quajti operacionet e shpëtimet si një nga më të guximshmet në historinë e SHBA-ve.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë