Gazeta Si – Policia e Qarkut Martin, Florida, ka publikuar pamje nga procesverbali pas aksidentit me makinë të Tiger Woods të premten e kaluar. “Do t’ju kërkoj të qëndroni këtu me ne,” dëgjohet të thotë një oficer.
“Po, isha në telefon me presidentin”, përgjigjet Woods jashtë automjetit, duke shprehur habi për arrestimin.
Woods është një mik i ngushtë i presidentit Trump dhe është në një lidhje me Vanessa Trump, ish-nusen e djalit të shefit të Shtëpisë së Bardhë.
Sipas aaj që shihet në video, Woods, 50 vjeç, fitues i 15 turneve të mëdha, duket se bashkëpunon me autoritetet përpara se të shpërthejë në lot, ndërsa shoqërohet në sediljen e pasme të një makine policie.
Woods u arrestua me dyshimin për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit dhe nëpërmjet avokatëve të tij, deklaroi pafajësi të martën.
Ai përballet gjithashtu me akuza për dëmtim të pronës dhe refuzim për t’iu nënshtruar një testi ligjor. Gjykatësi i dha leje të kërkojë trajtim jashtë vendit.
Vetë Woods ka njoftuar se do të tërhiqet nga golfi profesional për t’u përqendruar në shëndetin dhe rikuperimin e tij.
Në videon e plotë, kampioni – i veshur me një bluzë polo blu, pantallona të shkurtra dhe syze dielli – është kapur duke u gjunjëzuar dhe duke u thënë oficerëve: “Pashë telefonin tim dhe papritmas, bum”.
Pas një kontrolli fillestar, njëri nga oficerët largohet për të marrë deklarata në vendin e aksidentit në Ishullin Jupiter.
Një dëshmitar raporton: “Vazhdonte të vinte drejt. Po bëhesha gati të kthehesha, por po shkonte shpejt. Nuk mendoj se po shikonte rrugën”. Askush nuk u lëndua në aksident, por Woods duhej të dilte nga makina nga ana e pasagjerit.
Ai kaloi një test alkoteli, por – sipas Sherifit të Qarkut Martin, John Budensiek – ai refuzoi t’i nënshtrohej një testi urine për substanca të tjera.
Në raportin e arrestimit, një oficer shkroi se Woods po “djersitte me shumicë”, kishte bebëza syri “jashtëzakonisht të zgjeruara” dhe ishte “i ngadaltë dhe letargjik” në lëvizjet e tij.
Golfisti deklaroi se nuk kishte pirë alkool atë ditë. Kur u pyet nëse kishte marrë ndonjë ilaç me recetë, ai u përgjigj: “Unë marr disa”, duke specifikuar se i kishte marrë ato atë mëngjes.
Emrat e ilaçeve janë të fshirë në video. Gjatë kontrollit, në xhepin e tij u gjetën dy pilula të bardha, të identifikuara si hidrokodon, një opioid që përdoret për të trajtuar dhimbjen.
Ëoods mbeti i palëvizshëm, ndërsa u kontrollua dhe u prangos, duke deklaruar se nuk kishte asgjë tjetër me vete.
Ndërkohë, të mërkurën u njoftua se kampioni ka dhënë dorëheqjen si kapiten i ekipit amerikan të Kupës Ryder për edicionin e vitit 2027 në Irlandë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje