Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla njoftoi se qeveria ka miratuar sot vendimin për procedurat e prokurimit publik për sektorin e peshkimit, të cilat do të kalojnë në kompetencë të bashkive.
“Qëllimi i këtij vendimi është t’u japë bashkive një rol më të fuqishëm si nga ana e pushtetit lokal, ashtu edhe në aspektin ekonomik, për të menaxhuar burimet ujore jo vetëm për vaditje, por edhe për peshkim”, tha Salla.
Në një konferencë për mediet pas mbledhjes së qeverisë, ministri Salla theksoi se i gjithë procesi do të zhvillohet online përmes platformës “e-Albania”, dhe të gjitha subjektet do të paraqesin dokumentacionin e nevojshëm në mënyrë elektronike.
“Ky akt do të lehtësojë procedurat dhe do të rrisë kompetencat e pushtetit lokal, duke mundësuar që bashkitë të menaxhojnë më mirë proceset e vaditjes dhe peshkimit”, theksoi ministri Salla.
Salla, u gjend sërish para pyetjeve lidhur me Skemën e Naftës për fermerët.
“Karburanti është një koncept që vite më parë është dhënë nëpërmjet një qasjeje tjetër, 5.2 miliardë lekë që kemi akorduar tanimë është me konceptin për të ulur koston. Është proces gjithëpërfshirës, fermerët duke aplikuar bëhen pjesë e paketës”, ripërsëriti ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje