Nga Gazeta ‘Si’- Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka dhënë deklarata të forta nga Shtëpia e Bardhë lidhur me operacionet ushtarake në Iran, duke njoftuar se forcat amerikane do të tërhiqen “shumë shpejt”. Sipas tij, fushata ushtarake mund të mbyllet përfundimisht brenda dy deri në tre javësh.
Trump u shpreh se qëllimet kryesore të vendosura përpara nisjes së sulmeve ajrore (në bashkëpunim me Izraelin) janë përmbushur plotësisht.
Trump theksoi se objektivi parësor për të bllokuar aftësinë e Iranit për të prodhuar armë bërthamore është arritur. “Tani po përfundojmë punën”, tha ai.
Presidenti pretendoi se SHBA-të tashmë dominojnë hapësirën ajrore iraniane dhe se ka ndodhur një “ndryshim regjimi” pas eliminimit të krerëve të lartë politikë dhe ushtarakë.
Ai i përshkroi udhëheqësit aktualë si “më racionalë” dhe “më pak radikalë”, duke shtuar se ata po “luten” për një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës. Trump deklaroi gjithashtu se sapo të konfirmohet bllokimi bërthamor, SHBA do të largohet pavarësisht nëse do të ketë një nënshkrim zyrtar apo jo. “Marrëveshja është e parëndësishme tani,” u shpreh ai.
Presidenti premtoi se çmimet e naftës dhe karburanteve do të ulen menjëherë sapo të ndalen aksionet ushtarake.
Kujtojmë se këto deklarata vijnë në një kohë kur diplomacia botërore po bën thirrje për armëpushim, ndërkohë që Izraeli po vijon goditjet intensive ndaj strukturave të Hezbollahut në Bejrut.
Trump pritet t’i drejtohet globit me një fjalim zyrtar këtë të mërkurë mbrëma, 1 prill, për të dhënë detaje të mëtejshme mbi luftën në Iran.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje